E Diel, 1 Nëntor 2026

Moore: Zgjedhjet, pozitive që KQZ-ja të ketë 7 anëtarë. Duhet besueshmëri

mooreDurrës- Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore ka deklaruar nga qyteti i Durrësit se Shtetet e Bashkuara do të vëzhgojnë të gjithë procesin edhe para edhe paszgjedhor në Shqipëri.

Ai është shprehur se KQZ-ja edhe mund të mos plotësohet.

“Zgjedhjet e 23 qershorit janë mjaft të rëndësishme. Situata më e mirë do të ishte që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kishte 7 anëtarë. Sidoqoftë aty ka vetëm 4 anëtarë aktivë dhe kjo çështje mund të zgjidhet shpejt, por edhe mund të mos zgjidhet shpejt. SHBA-të do të japin një vëmendje tejet të shtuar të të gjithë procesit të zgjedhjeve”, tha Moore.

Moore theksoi gjithashtu se edhe Kolegji Zgjedhor është një institucion që funksionon në Shqipëri, ndërsa vuri rëndësinë tek fakti që SHBA-të duan që votuesit shqiptarë të besojnë tek institucionet që merren me menaxhimin e zgjedhjeve.

Moore ishte i pranishëm sot në qytetin e Durrësit ku pati një takim me kryetarin e bashkisë së qytetit bregdetar Vangjush Dako.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›