OEK-u i jep fund bojkotit të pjesëmarrjes në KES

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka vendosur të i jap fund bojkotimit të pjesëmarrjes në Këshillin Ekonomik Social (KES), kjo ka ardhur pas shumë negociatave të zhvilluar në një komision që është formuar më herët për funksionalizimin e këtij këshilli. OEK-u do t’i ketë 4 anëtar në KES, por ky këshill ende vazhdon të bojkotohet nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj, në një konferencë për media të mbajtur të hënën, ka thënë se pas shumë shtyrjeve, të cilat janë bërë, OEK-u ka vendosur që të marr pjesë në KES. Sipas tij ky vendim është marr pasi që janë respektuar kriteret e KES-it.
Beqaj ka theksuar se prioritet i përfaqësuesve të OEK-ut në KES do të jetë miratimi i Ligjit të punës, duke vlerësuar se ende janë duke u shkelur të drejtat e punëtorëve dhe po ashtu edhe të punëdhënësve.
“Për neve prioritet do të jetë Ligji i punës. E dini që para 10 ditësh e kemi bërë edhe një fushatë për obligimet e punëmarrësve dhe punëdhënësve konform kontratave të punës. Ne konsiderojmë që tregu jo formal duhet të rregullohet dhe formalizohet me rregulla të caktuara, dhe në këtë rast flasim për respektimin e kontratës, qoftë nga punëdhënësit, qoftë nga punëmarrësit. Është një shqetësim për biznesin se në shumicën e rasteve punëtorët, të cilët punojnë lëshojnë punën, por kemi edhe anën e kundërt ku atyre nuk u respektohen të drejtat në formë të plotë”, ka theksuar Beqaj.
Ai ka thënë se KES-i do të ketë shumë efekte pozitive në qoftë se funksionon në bazë të parimeve, me të cilat është themeluar. /Kosovapress/