Vazhdon kriza

Efektet e krizës globale financiare ende janë duke u vërejtur në Kosovë, pavarësisht se disa shtete perëndimore tashmë kanë dalë nga recesioni dhe në ekonominë botërore po vërehen trende pozitive.
Ekspertë të ekonomisë thonë se efektet vërehen posaçërisht për shkak të zvogëlimit të të ardhurave nga diaspora dhe rënies së interesimit të investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë.
Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik, thotë se problem i veçantë janë edhe trendët e zvogëlimit të investimeve të huaja vitin e fundit në Kosovë, që është një proces global. Ato janë zvogëluar, janë tkurrur edhe në shumë vende të transicionit.
“Ne nuk mund të dalim nga kjo krizë, nëse nuk kemi investime të huaja. Investimet e huaja, në këtë rast, do të jenë një promotor i zhvillimit më të shpejtë dhe i hapjes më të madhe të vendeve të reja të punës”, thotë Bektashi.
Ndërsa, Sefedin Sefa, analist për çështje ekonomike, thotë se shkaktar tjetër është deficiti tregtar. Sipas tij, raporti eksport – import, përgjatë viteve është duke u rritur në favor të importit. Ndërkaq, strategjitë për dalje nga kriza nga autoritetet kosovare ende mungojnë.
“Brengosëse është se për tërheqjen e kapitalit të huaj, nuk ka ndonjë strategji brenda vendit, duke pasur parasysh analizat e krejt e asaj se si do të ndikohet në ndonjë fillim të prodhimit, ose ndikimi në zhvillim ekonomik është shumë i errët”, thotë Sefa.
Si pasojë e krizës ekonomike ndërkombëtare gjatë vitit 2009, sipas burimeve zyrtare, thuhet se investimet e huaja kanë shënuar rënie për 30 për qind, të ardhurat nga diaspora, po ashtu, kanë shënuar rënie afër 12 për qind, ndërkaq eksportet janë zvogëluar në masë të madhe, krahasuar me një vit më parë.
Megjithatë, Mejdi Bektashi mendon se në pjesën e dytë të këtij viti, mund të pritet një përmirësim i gjendjes ekonomike, duke iu falënderuar marrjes se mjeteve kreditore nga Banka Botërore dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. “Por, edhe nga rritja e remitencave që pritet të ndodhin pas qershorit dhe korrikut”, vlerëson Bektashi.
Ndryshe nga i pari, Sefedin Sefa thotë se duke i marrë parasysh trendët e përmirësimit nga kriza financiare, edhe gjatë këtij viti Kosova do të përballet me efektet e krizës.
(REL)