Bursistët pa bursa

Pas një konkursi, i cili është shpallur në vitin 2009 nga Universiteti i Prishtinës, janë paraqitur disa kushte për të gjithë ata studentë që duan të marrin bursë për studime barchellor dhe master. Në kushtet e paraqitura, është kërkuar që viti i regjistrimit të jetë 2007/08 dhe nota mesatare mbi 9.
Por edhe pse janë shumë studentë të cilët kanë konkurruar dhe i kanë plotësuar kushtet e paraqitura, emrat e tyre nuk kanë figuruar askund në listën e bursistëve.
Një gjë e tillë ka ndodhur me studentët e gjeneratës së parë në Departamentin e Sociologjisë, të cilët i ndjekin studimet postdiplomike.
Ata ndihen të neglizhuar, pasi u është thënë sa ka bursa për të gjithë.
Ferdi Kamberi, student në Departamentin e Sociologjisë, tregon se i ka plotësuar të gjitha kushtet e paraqitura në konkurs, por prapë emri i tij nuk figuron në listë.
“Kur nuk e pashë emrin në listë, kërkova nga administrata arsyen pse nuk jam pranuar. Arsyetimi më është dhënë se kam filluar ligjërata me vonesë dhe për këtë shkak nuk mund të fitoja bursën”, shpjegon Ferdiu për Express.
Mosfigurimi i emrave në listën e bursistëve e ka shtyrë edhe Avni Rudakun, njërin nga studentët e Sociologjisë, të bëjë ankesë në Këshillin Drejtuese të Universitetit të Prishtinës, sepse ai konsideron që ndaj tij është bërë padrejtësi.
“Kriteret e kërkuara për bursa i kam përmbushur, sepse vitin e parë e kam regjistruar në 2007/08 dhe mesataren e notës e kam mbi nëntë, që po ashtu është paraqitur si kriter për fitimin e bursës, por këtu është bërë një dallavere”, deklaron Avniu për Express, sipas të cilit, nuk tingëllon logjike fakti që kanë filluar ligjërata me vonesë, e ai të mos marrë bursë.
“Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës nuk i ka marrë parasysh specifikat e kohës së zhvillimit të ligjëratave nëpër departamente”, thotë ai.
Edhe pse këta dy studentë i kishin shpresat e zbehura për bursë nga konkursi i kaluar, ata sërish gjetën forcë për të konkurruar në vitin 2010, në konkursin që u shpall nga UP-ja, për të gjithë studentët të cilët janë në studime bachelor dhe master.
Ferdi Kamberi, student i Sociologjisë, i cili ka konkurruar për të dytën herë, tregon se konkursi u anulua një herë, por u shpall përsëri.
“E dorëzova aplikacionin, por prapë kot. M’u kumtua lajmi se nuk kemi të drejtë të konkurrojmë, sepse nuk i kemi regjistruar studimet në vitin 2008/2009”, thuhet pos të tjerash në ankesën e bërë nga Ferdiu.
Edhe shefi i Departamentit të Sociologjisë, Shemsi Krasniqi, mendon që studentëve u është bërë padrejtësi në këtë rast, megjithatë, ai thotë se të gjithë ata që kanë kaluar nëpër këtë problem, gëzojnë përkrahjen e tij.
“Studentët janë të privuar prej kësaj mundësie, por e gëzojnë përkrahjen morale nga ne, sepse do të mundohemi të bëjmë të pamundurën për ta”, u shpreh Shemsi Krasniqi për Express.
Në lidhje me këtë çështje, Expressi ka tentuar disa herë të kontaktojë me ndonjërin nga zyrtarët e Këshillit Drejtues të UP-së apo Zyrën për informim të Rektoratit, por asnjëri nga këta nuk jep përgjigje, me arsyen se “janë shumë të zënë”. As pas katër ditësh përpjekje, ata nuk janë në gjendje të japin një shpjegim zyrtar në lidhje me këtë çështje.
Nga ana tjetër, bursistët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq. Ata do të vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes organizimeve të protestave dhe përmes medieve kosovare, sepse bëhet fjalë për një bursë në vlerë prej 900 eurosh.