E Diel, 1 Nëntor 2026

OID, fustanet që skalitin trupin e femrës

Femrat janë të kujdesshme në zgjedhjen e rrobave që i bëjnë të duken më të holla apo që vënë në dukje format e tyre, madje tashmë edhe meshkujt i njohin hilet e getave-korse apo reçipetave push up.

Sidoqoftë për një rast të veçantë, asnjë fustan i zakonshëm nuk është në gjendje të heqë centimetrat apo kilet e tepërta.

Por një lloj i ri fustanesh mundet ta bëjë këtë. Ai është pagëzuar si fustani iluzion optik  (Optical Ilusion Dress).

Qëkur stilistët  zbuluan botën e iluzioneve optike dhe nisën aplikimin e këtyre koncepteve në veshje shumë prej nesh kanë filluar të habiten sesi shndërrohet silueta e një femre.

Ky krijim i Alexander McQueen p.sh. e bën belin e një femre të duket më i ngushtë sesa është në të vërtetë, ndërsa pjesa e gjoksit theksohet në mënyrë të dukshme.

Një tjetër mjeshtre e iluzioneve optike është Stella McCartney. Fustani që mban firmën e saj, i veshur nga Kate Winslet në Festivalin e Filmit në Venecia do të mbahet mend gjatë. Sapo u vendos para blicëve të aparatëve, fustani i Kate u pagëzua nga shtypi si fustani iluzion optik,  për shkak të formës së përkryer që i jepte trupit të saj të mbushur.

Duke përdorur të bardhën në pjesën e sipërme, gjoksit i është dhënë volum, ndërsa beli është gdhendur me të zezën në pjesët anësore.

Një tjetër  fustan skalitës i formave femërore që ka pushtuar faqet e mediave ditët e fundit është ai i veshur nga Reese Withespoon në një event në Lotte Cinema Theater në Seoul, ditët e fundit.

Roza e ndezur e fustanit është thyer nga vijat e zeza që i tregojnë një bel të hollë dhe forma të plota bjondes 35-vjeçare.

Iluzionet optike që vijnë nga loja me ngjyrat, format dhe materialet është bërë tashmë një praktikë që ndiqet nga stilistët, dhe nëse funksionon për yjet e Hollivudit, pse të mos funksionojë edhe për ju? / Përgatiti: Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›