E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i alternativave në TK

Më 25-26 shkurt, ora 19.00 shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Koleksioni i qelqtë nga Tenesi Uilliams, me regji të Lorin Terezit. Është shfaqja fituese e edicionit VII të Festivalit të Teatrit për të Rinj organizuar në dhjetor 2011.

Interpretojnë: Niko Kanxheri, Sonila Ulqinaku, Ervin Bejleri, Erjeta Cufaj, Florian Agalliu.

Me Uilliams mbyllet një muaji i alternativave teatrore në skenën e TK të cilat patën një kulm me teatrin që erdhi nga Kosova. Vështirë që ky nivel të kapërcehet nga shfaqjet në vazhdim të Teatrit Kombëtar. / E. Demo

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›