OJF-të shqiptare dhe projektet gjermane
Ka kam dijeni, deri më sot asnjëherë dhe askush, as qeveria e as organizmat ndërkombëtarë nuk kanë kryer, të paktën sa për sy e faqe, transparencën e ndihmave, financimeve, dhuratave, sponsorizimeve apo kredive të buta për Shqipërinë, dhënë për OJF-të shqiptare e për individë të veçantë, të parapëlqyer e të përzgjedhur nga ambasadat e ambasadorët në Tiranë…Me një hamendje të kuturumtë shifrat duhet të kenë kapërcyer disa miliardë euro që nga vitet 1992 e tëhu…E jo vetëm kaq, po shumica e investimeve të kryera nuk dihet ku kanë shkuar, ç’janë bërë, ç’rezultat e ç’efekt kanë dhënë. Sigurisht nuk është fjala vetëm për seminaret, për workshopet e panumërta, për trajnimet e seancat mësimdhënëse të llojit “si mund të zihet kosi”, apo pse, si dhe a duhet të kemi edhe ne gazetari e gjyqësor të pavarur, etj…Dikush mund të thotë: E ç’na lipset një transparencë e tillë? Se mos janë paratë tona? Pastaj, ne jemi asish qytetarë që nuk e vrasim mendjen e nuk duam të dimë as për borxhin e brendshëm, as për vlerën e dobinë e projekteve madhore, as për paratë e hedhura në erë te “Zogu i Zi” (tash edhe te ‘Piramida’), as për milionat e shpërdoruara në rrugën Durrës-Kukës, as për keqpërdorimin e përvetësimin e pronave publike anekënd vendit, të cilat nuk janë bërë rrush e kumbulla, por kashtë e koqe e blloqe e lloqe të pafundme Kavaje! Në fund të fundit, paratë e të huajve kanë hyrë në Shqipëri, që do të thotë: gjithsesi të shqiptarëve janë...Edhe nëse me donacionet nuk janë bërë aq sa duhen kanalizime, rrugë, spitale, shkolla, ujësjellës, administratë civile, media e gjykata të pavarura, ose, nëse tash ka më pak apo më shumë gra të dhunuara nga burrat…etj, etj, e në vend të tyre të jenë ndërtuar vila apo hotele nga menaxherët zyrtarë e pronar-presidentët e OJF-ve, pra edhe sikur të jetë abuzuar rëndshëm, prapë investimi këtu gjendet, në Shqipëri…
Te ky argument kokëfortë këmbëngul shumëkush ndër ne. Kjo quhet mençuri, pragmatizëm, përndryshe edhe një kopillëk tipik e hileqar ballkanik që synon justifikimin e mungesës së transparencës dhe të vëmendjes së duhur për zbulim-ndëshkimin e abuzuesve, të cilët tashmë kanë ikur në drejtim të paditur, ngaqë janë bërë persona publikë, të rëndësishëm, të kudondodhur e të paprekshëm të “shoqërisë civile”…Por nuk është aspak kështu. Sepse dëmi në këtë rast nuk është vetëm material, një shpërdorim ordiner financimesh e ndihmash, ashtu sikundër ndodh me fondet publike të qeverisë, d.m.th, me taksat tona. Shpërdorimi që bëhet në emër të “shoqërisë civile” i kapërcen kufijtë e shoqërisë sonë, pasi e tejkalon anën materiale, ngaqë përveç korruptimit të “elitës”, rrënon në mënyrë të pakthyeshme besimin e donatorëve e të bamirësve dashamirë ndaj Shqipërisë, por edhe të organizmave financiarë ndërkombëtarë…Një shoqëri që bie në morsën e korrupsionit të dyanshëm, si të politikbërësve e të shoqëri civilistëve, humbet besimin jo vetëm te qytetarët të vet, por edhe te ndërkombëtarët…Kështu, nga fondet që iu akorduan sivjet Ballkanit nga BE-ja, ne na dhanë më pak fonde për zhvillim, më pak edhe se Maqedonia, që është as sa gjysma e popullsisë tonë, për të mos përmendur faktin që ne jemi, për shkak të mosbesimit që fabrikohet nga aleanca korruptive dhe okulte mes sherrpolitikës dhe “shoqërisë civile”, më të fundit në procesin e anëtarësimit në BE. Sepse në një shoqëri ku të gjithë ngjajnë pis, kujt mund t’i besosh?
***
Në katër femra shqiptare, njëra u dhunoka në mos seksualisht, fizikisht…Kjo do të thotë që në një në katër familje jeton nën dhunë sistematike! Pra, përveç dhunës verbale, dhunës së rrugës, ndotjes mjedisore, pasigurisë, konflikteve, vrasjeve, aksidenteve e sherreve politike e sociale, shqiptari gjendet edhe nën trysninë e dhunës brenda familjes…Gjithnjë sipas OJF-ve përkatëse janë mijëra vajzat shqiptare të trafikuara nëpër botë, pra, krahasuar me numrin e popullsisë ne jemi kampionë edhe për eksportin e prostitutave, gjë që do të thotë që një në katër familje ta ketë nisur vajzën prostitutë nëpër botë!…Është thënë gjithashtu se kemi mbi 400 mijë homoseksualë, të cilët, diskriminohen si askund, sipas OJF-ve të cilat, pasi marrin fonde të majme nuk ngurojnë të amplifikojnë edhe diskriminimin seksual…Po thuhet se ka po aq romë, evgjitë, egjiptianë, të cilët, po sipas OJF-ve përkatëse, edhe këta janë të margjinalizuar nga një shoqëri që nuk e pranon “ndryshe”-n…E po t’i mbledhësh të gjithë shifrat e mësipërme me pakicat e minoritetet e tjera, si ato greke, rumune, serbe, malazeze, gorane, maqedone, bullgare…të cilat po njëlloj e po me të njëjtin neps e ngulm po fryhen si shifra, për të thithur sa më shumë financime, mund të dalë që në Shqipërinë e sotme të lirë e demokratike vetëm shqiptarë etnikë, autentikë dhe normalë të mos ketë! Kjo është, pa dyshim, një nga “meritat” zullumëdha jo vetëm të politikës së sotme mediokre e lepepeqe ndaj fqinjëve, por edhe të OJF-ve e të shoqatave të sotme “të pavarura”!
Sigurisht në pamje të parë duket sikur e keqja nuk vjen nga shifrat e tilla fiktive. Në fund të fundit Shqipëria është kjo që është, pra nuk na e zhbëjnë e nuk na e marrin dot shifrat, raportet, seminaret, dëshmitë e rreme të shoqatave e OJF-ve, nëse nuk do të na sfiliste fukarallëku i tejzgjatur dhe shpresa e ngujuar në ngërçin-tranzicion. Këto të dhëna abuzive, të qena e të paqena, që ilustrohen me artikuj e atllase, nëse nuk ndikojnë seriozisht në sedrën dhe në ndërgjegjen tonë kombëtare, -se përcillen nga opinioni ynë publik në mos me përçmim, me mospërfillje-, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zyrat e specializuara të fqinjëve, të cilat sponsorizojnë qëllime të tilla të mbrapshta për të shtuar ndikimin dhe influencën, nëpërmjet stimulimit të përçarjes etnike, sociale, fetare, pse jo edhe politike…Të fabrikuara nga brenda, nga “të pavarur”, këto “të dhëna” më pas përcillen si “shqetësime serioze” në kancelaritë perëndimore, në BE e SHBA, në ato qendra që merren me të drejtat e njeriut, me integrimin e miratimin e projekteve...Rrjedhimisht tabloja e Shqipërisë, fytyra e shqiptarit dhe realiteti bëhen më të nxirosur, më të vështirë, rrjedhimisht edhe më të pashpresë nga ç’pritet të jenë!
Ka një gjallërim të dukshëm këto ditë të fanatikëve fetarë të ardhur enkas nga jashtë, pas miratimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë. Janë fondamentalistë të huaj që me petk fetar që stimulojnë dhe sponsorizojnë kundërshti, të cilat shpesh marrin edhe ngjyresa e mbulesa politike, paçka se bëhen me duart e me gojët e shoqatave e fondacioneve “civile”.Kështu, një inventar i domosdoshëm i popullsisë amplifikohet artificialisht, duke i dhënë karakter ose “kombëtar”, ose “antikombëtar”…Por regjistrimi i popullsisë lipset jo vetëm se shifra 68 % muslimanë ka dalë para nja 80 vjetësh, kur kemi pas qenë afërsisht 800 mijë banorë e kur nuk ishte ushtruar 50 vjet trysni ateizmi, por edhe pse ka ardhur koha të qartësohet në se e meritojmë të jemi në Konferencën Islamike, për shkak të shumicës myslimane të popullsisë, apo të hyjmë në BE! Nuk di të ketë ndonjë shtet të BE-së që të jetë njëkohësisht edhe në Konferencën Islamike, edhe në BE. Por në vend që shoqatat dhe OJF-të ta kuptojnë regjistrimin kësisoj, të qenit musliman, katolik, ortodoks apo hebre, po merr përparësi ndaj të qenit shqiptar e ndaj strategjisë kombëtare, gjë që nuk ka ndodhur as në kohën e Rilindjes, kur nuk kishim as shtet, as ndërgjegje kombëtar!…E këtë mision antikombëtar, për ca shpërblime, e kanë përsipër ta kryejnë shoqatat, fetare ose civile!
Ajo që po ndodh në Himarë është ilustrimi më i pastër i argumentit se si dhe pse po kultivohet bima e përçarjes. Falë fondeve, ndihmave, favoreve apo pensioneve që marrin drejtuesit e OMONIA-s, përsëri po provokohet rëndë Shqipëria…Duke kërkuar ditët e fundit ngritjen në Himarë të bustit të një djaloshi të vrarë aksidentalisht, për ta shpallur atë si një hero të helenizmës, si një të vrarë nga racizmi i shqiptarëve, me që i ndjeri “fliste gjuhën amtare”, d.m.th, atë greke, as më pak e as më shumë kërkon të bësh monument, d.m.th, të përjetësosh artificialisht urrejtjen ndëretnike brenda shtetit shqiptar! Po ashtu, nuk ishte rastësi edhe ajo shprehje xhihadiste që ndodhi në Durrës, kur në mënyrë arrogante e të pashembullt një imam sulmoi dhe mposhti laicizmin e Kushtetutës dhe mundi të anulojë një ekspozitë pikture, e cila nuk kishte asnjë lidhje me fenë e tij.
Sa herë dëgjoj të tilla marrëzi them: Pse kemi kaq shumë mercenarë me “personalitet” që shkallmojnë të ardhmen evropiane të vendit për hiçmosgjë? Po sikur ajo që ndodhi në Durrës të ndodhte në Paris? Po sikur qeveria greke të na kishte falur ne disa qindra km. katror nga deti Jon? Po sikur ne të kërkonim bust për djaloshin e vrarë pas ndeshjes së kombëtares sonë në Athinë? Po sikur Greqia të ishte më keq ekonomikisht se ne e të mos kish mundësi të financonte shoqata, fondacione, botime, apo t’u jepte pensione speciale, pasaporta, favore, investime, etj personave të veçantë…a do të ndodhin këto që po ndodhin në Shqipëri, qoftë edhe konvertimi etnik e fetar? Po sikur Rumania t’u jepte “çobenëve të Pindit”, jo 300, po 400 euro, vallë këta do të quheshin rumunë apo grekë?!... Këto e plot “po sikur”-e të tjera mjaftojnë, besoj, për të kuptuar se si veprohet për t’u pasuruar presidentët në ato që quhen OJF-ra, shoqata, borde, këshilla, klube sportive, apo sindikata të pavarura në dëm të perspektivës sonë të përbashkët !
***
Por ka edhe një shembull tjetër. Ndryshe nga fqinjët, ndoshta edhe nga holandezët, gjermanët janë më korrektët e më qëllimmirët jo vetëm që janë donatorët më të mëdhenj, por nuk i përdorin fondet për të rritur ndikimin e tyre gjerman nëpërmjet sponsorizimit të “shoqërive civile” dhe korruptimit të ca shqiptarëve të përzgjedhur, d.m.th, “të atashuar” pranë ambasadave…Asnjëherë nuk është dëgjuar të stimulohet direkt a indirekt prej tyre përçarja fetare, raciale, fetare, etnike, krahinore, politike, kulturore, trashëgimore, etj. Që natyra e investimeve gjermane në Shqipëri ka karakter utilitar e jo politik mjafton të shohësh se si ata ndërhyjnë në drejtimet më jetike: sistemi i ujit të pijshëm, disiplinimi i ujërave të zeza dhe energjia…Në Korçë përfundoi rrjeti i kanalizimeve për ujërat e zeza e të bardha. Fondet që dhanë gjermanët për këtë qëllim u supervizuan nga specialistët gjermanë, për të mos pasur asnjë abuzim…Pas Korçës, me 24 orë ujë të rrjedhshëm, u kalua në veri, në Shkodër, Kukës, Dibër, ku do të kryhet i njëjti operacion e ku do të përfitojnë ujë të pijshëm dhe kanalizime afër gjysmë milion banorë…E jo vetëm kaq, po edhe në fshatrat e qytetet e Beratit, Gjirokastrës, Sarandës, Kuçovës, Fierit, Lushnjës, Lezhës, pra thuajse në të gjithë Shqipërisë! U ndërhy për të shpëtuar përfundimisht liqeni i Pogradecit nga ujërat e zeza; e njëjta gjë edhe në liqenin e Shkodrës…U përurua linja e interkonjeksionit me Malin e Zi e do të fillojë puna edhe me Kosovën…Për të gjitha këto projekte madhore gjermanët nuk mburren, nuk bëjnë propagandë për t’u shfaqur si shpëtimtarë; madje as kur vjen në Tiranë ministri për bashkëpunim ekonomik, nuk pranon të japë këshilla si të zgjidhet ngërçi!... Përkundrazi, në prani të tij fillojnë e mburren zyrtarët tanë të lartë, Berisha e Topalli, a thua se këto projekte janë kryer nga ta e jo nga qeveria gjermane!
Dobia e projekteve gjermane, ndryshe nga ato të fqinjëve tanë, nuk erdhi vetëm nga fakti që Gjermania është larg e nuk ka synime e qëllime territoriale, të rritjes së influencës nëpërmjet korruptimit të politikanëve edhe OJF-ve, por nga ajo që quhet “dojç kulturë”, nga fakti që Gjermania shpallet për të katërtën herë nga 62% e njerëzve në 27 vende të botës, të anketuar prej BBC World Service, si “shteti më i pëlqyer”, nga që zbaton standarde demokratike jo vetëm brenda vetes, por edhe në raport me botën…Sa më sipër vlen për të kuptuar se, në se politika dhe shoqëria civile nuk do të kishte rënë pre e gjakimeve dhe tundimeve materiale, herë të grekut, herë të italianit dhe herë të serbit e do të ishte ndjekur shembulli i Gjermanisë, e cila për gati 20 vjet, aq sa jemi në tranzicion, demokratizoi dhe natyralizoi me sukses, por jo pa vështirësi, gjysmën e vet, Gjermaninë Lindore, ndoshta ne sot do të ishim në mos si Sllovenia, së paku si Kroacia…Kurse ne mbetëm më të ballkanizuarit, në udhëkryq të Ballkanit, në ngërç, në theqafje, ngaqë krerët tanë e kanë ngrënë dhe po e hanë, me sa duket, nga një “lugë çorbë” në kuzhinat e fqinjëve…!