OJQ KOHA: Të respektohen procedurat me zhvendosjen e shtatorës së Nënë Terezës

Nisur nga zhvillimet në Komunën e Klinës rreth zhvendosjes së shtatores së Nënë Terezës, Shoqëria Civile në Klinë shpreh shqetësimet e veta për mënyrën e zgjedhur për të ndërmarr një hap të tillë.
OJQ KOHA dhe SHG Elena Gjika në Klinë ndajnë shqetësimin me anashkalimin e Kuvendit të Komunës, si organi me i lartë udhëheqës në nivel lokal, duke mos e respektuar vendimin e marrë me 28.05.2004 (01NR. 633-153 04) për emërtimin e sheshit dhe vendosjen e shtatores së Nënë Terezës.
“Si organizata Joqeveritare funksionale në Klinë shprehim shqetësimin me praktiken e bërë si pjesë e punës së ekzekutivit duke shkelur planet dhe vendimet e Kuvendit të Komunës dhe me pas iniciuar ndryshimet e vendimeve”, thuhët në një reagim të OJQ KOHA.
Sipas kësaj organizate, vënia e një shtatoreje në një hapësirë që nuk i përket Komunës së Klinës do të krijoj një kontest pronësor me Agjencionin Kosovar të Privatizimit (AKP), meqë tashme dihet që në bazë të dokumenteve të nxjerra nga Drejtoria e Gjeodezisë është pronë e ish ndërmarrjes “Malizhgani” (P.SH. K Bujqësor Malizhgan – OBPB KOOPERATIVA).
OJQ KOHA dhe Elena Gjika konsiderojmë se po dhunohet organi legjislativ dhe po shkelen vendimet e marra nga ky organ me anashkalimin e këtij organi nga veprimet e njëpasnjëshme. “Andaj ftojmë Ekzekutivin e Komunës së Klinës që të respektoj procedurat në çdo moment, duke iniciuar në mënyrë të rregullt secilin ndryshim në terren. Duke synuar një funksionim të rregullt të organeve komunale, po ashtu duke ftuar për një maturi dhe qetësi nga secila palë, fton Ekzekutivin që të jetë i matur në hapjen e kontesteve pronësore, e po ashtu të konsultoj qytetarët në mënyrë të vazhdueshme për secilin vendim”, thuhet tutje në reagimin e shoqërish civile në Klinë. /Indeksonline/