OJQ-të nesër drejtohen në presidencë për Ligjin e Amnistisë

Grupi i Organizatave të Shoqërisë Civile në Kosovë, të përfshira në Peticionin për ndryshimin e Projektligjit për Amnisti, nesër në orën 10:00 bënë dorëzimin në Presidencë të 12,764 nënshkrimeve të mbledhura nga qytetarët, si dhe kërkesën drejtuar Presidentes për kthimin e këtij Projektligji në Kuvend.
Mbi 30 OJQ po e kundërshtopjnë Ligjin për amnstin. Tashmë ky Ligj ëhstë adresuar edhe në adresë të shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, shefit të Misionit të EULEX-it, ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Me procedura të shpejtuara, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e amnistisë, duke e vënë atë në dy lexime brenda një dite. Përkrahja për ligjin mbi amnistinë ishte rritur pas heqjes së nenit 3, duke reduktuar numrin e veprave që parashihet të amnistohen.
Ligji mbi amnistinë buron nga Marrëveshja 15 pikëshe e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. /Indeksonline/