E Diel, 1 Nëntor 2026

Garuesi ilegal i rrugëve shkeli nënën dhe katër fëmijët e saj

Një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë dhe kompleks rrethanash gati të pabesueshme kanë rezultuar në fund me vdekjen tragjike të amerikanes Samara Banks (27-vjeçare) dhe tre djemve të saj të moshës 9 muaj, 23 muaj dhe 4-vjeçar. Këtë aksident të tmerrshëm rrugor që ndodhi të martën në mbrëmje në Philadelphia e ka shkaktuar një shofer gjatë garës ilegale nëpër rrugë, me ç’rast ka shkelur nënën e re dhe katër fëmijët e saj, nga të cilët ka mbijetuar vetëm djali më i vjetër, 5-vjeçar.

Nëna e re as që e kishte planifikuar që me fëmijët e saj të gjendej në vendin e fatkeqësisë. Por, në momentet e fundit e ndërroi mendimin në momentet e fundit. Ajo e bëri këtë për t’iu shmangur një komshiu të sëmurë me nerva dhe i cili i frikësonte fëmijët e saj, ajo vendosi të kthehej në shtëpi nëpër një rrugë më të gjatë, pas një vizite që i kishte bërë tezes së saj.

Pikërisht në ato momente, në bulevardin e Roosveltit, tre shoferë të veturave luksoze bënin gara mes vete. Njëri nga ta goditi Samaran e pafat dhe e hodhi 60 metra larg vendit të goditjes së parë, me ç’rast e pësuan keq edhe djemtë e saj në karroce, kurse 4 dhe 5-vjeçari të kapur për dore me të.

Fëmija 23 muajsh dhe nëna e tij mbetën të vdekur në vendin e aksidentit, nëntëmuajshi Samir vdiq në spital një orë pas arritjes atje, kurse Sadim, katërvjeçar vdiq mëngjesin e së nesërmes.

Si njoftojnë mediumet amerikane deri tashti janë arrestuar dy shoferë: Ahmen Holoman (30, në të majtë) dhe Husen Ahmedov (23), i cili ngiste Audin e vdekjes.

Ahmedov nuk iku por e priti ardhjen e policisë, ndërsa njëri nga tre garuesit ilegalë ka ikur dhe policia është në ndjekje të tij./Indeksonline/    

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›