OJQ-të peticion publik kundër projektit të Financave për kontrollin ndaj tyre

Tiranë, 30 Qershor, NOA Përfaqësuesit e organizatave jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare, kanë reaguar përmes një peticioni publik kundër projektligjit Për Inspektimin Financiar Publik, që sipas të dhënave, është votuar në parim në Kuvend, sipas tyre, pa u konsultuar dhe pa marrë asnjë mendim paraprak nga grupet e interesit.
Përmes këtij peticioni, ne kërkojmë të shprehim shqetësimin tonë maksimal në lidhje me mënyrën si ky projektligj është hartuar dhe për mënyrën e paprecedentë që po ndiqet për miratimin në seancë plenare, pa i dhënë mundësi të gjithë partnerëve të interesuar që të shprehin mendimet e tyre. Ndonëse ne nuk duam të hedhim dyshime mbi procesin, nuk mund të rrimë pa përmendur faktin se mos-konsultimi i tij i gjerë me shoqërinë civile, është treguesi i qëllimeve të vërteta të projektligjit, citohet në këtë peticion.
Duke shtuar se nëse p/ligji në fjalë miratohet, ai kërcënon në mënyrë të hapur me gjoba dhe deri në burgim çdo përfaqësues të OJF-ve që mund të dalë kundër qeverisë dhe përfaqësuesve të saj.
Ne me keqardhje konstatojmë se projekt-ligj ka tendencën që të shkelë një nga të drejtat bazë demokratike, atë të pavarësisë së organizatave joqeveritare nga qeveria dhe institucionet e saj, citon peticioni në fjalë.
Duke shtuar se ai shkel në këtë mënyrë edhe të drejtën e lirisë së organizimit, një e drejtë e gdhendur në Kushtetutën e Shqipërisë.
Në vetvete, projektligji duket sikur rregullon marrëdhënien e kontrollit dhe inspektimit financiar të subjekteve që përfitojnë nga fondet publike. Ndonëse në pamje të parë duket se fryma e ligjit ka qëllim pozitiv, në brendësi të tij bëhet e qartë se qëllimi i këtij projektligji është që të vendosë nën kontrollin përfundimtar të qeverisë organizatat joqeveritare në Shqipëri, pohojnë më tej drejtuesit e OJQ-ve në vend, të bashkuar në një zë kundër projektit të ri të qeverisë që synon auditivin e fondeve të tyre.
Konkretisht, në nenin 3 të këtij projektligji thuhet se subjekt i inspektimeve financiare publike janë njësitë publike dhe individët, që në kuptim të këtij ligji, përfshijnë përveç të tjerash, edhe OJQ-të si dhe çdo njësi apo individ që përfiton fonde publike a fonde në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare në lidhje me këto fonde.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")