Si të identifikohet një popull autokton?

Ne si popull i shumëpërvuajtur na duhet të ecim edhe ditën me fener, mos ti lëmë asgjë rastit. Në një anekdotë thuhet, se kur i pa shkolluari e hedh gurin në ujë, njëqind të shkolluar smund ta nxjerrin, ndërsa në qoftë se rastësisht, i ashtuquajturi i shkolluar e hedh gurin në ujë, se kam të qartë se sa të shkolluar duhet të angazhohen për ta nxjerrë atë
Nga Mustafë Demalija, New York*
Ne qe jetojmë në mërgim kemi menduar se në Kosovë kemi njerëz të shkathtë, të Pjekur dhe të arsimuar në gjuhën amtare dhe në gjuhë të huaja që mund të mbrojnë ekzistencën e shtetit, por si po shihet këtë armë se paskëshim pasur.
Ne rrethanat që ndodhet vendi ynë sot, ne kemi nevojë për intelektualë të vërtetë kombëtarë, me qëndrime konkrete kombëtare që veç të tjerash, kanë synim unitetin e popullit, sikur e kanë pasur e mbrojtur më parë legjendarët e kombit që luftuan me zemrën e luanit edhe me ato armë që kishin (sëpatën).
Mirëpo, si po shihet paskëshim qenë të gabuar. Kam përshtypjen se shtypi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë po e përkrahin në një formë apo tjetër gjuhën sllavike, ndoshta për dikë kjo duket normale, sepse fatkeqësisht, ende gjendet gjaku i vjetër sikur ka qenë me herët, kur ishim nën okupatorët e kohërave të vështira dhe me keqardhje duhet pohuar se sa shpejt u harruan gjenocidi, vrasjet, torturat, persekutimet, burgosjet, poshtërimet ndaj popullit shqiptar. Unë besoj se edhe kjo elitë politike, sikurse vetë populli ka pasur ndonjë anëtar të familjes së vetë, që iu është djegur në
furrat e Trepçës dhe të ferronikelit apo masakruar në Reçak, Lybeniq, Mejë, Studime, Poklet të vjetër, Qyshk, Makovc, Izbicë, dhe ne masakra të tjera, gjithë andaj Kosovës. Jam i bindur se po të ishin bërë këto masakra në një popull tjetër, do të shikohej ndryshe. Sikurse të kishim pasur më shumë pjekuri dhe aftësi në politikë dhe përvojë shtetërore, nuk do të lejonim imponimin e opsioneve të gabuara dhe nuk do të lejonim përkuljen, si më parë. Kjo përulje po vazhdon edhe sot, te okupatori i ri që erdhi të na çlirojë me respekt. Masakrat ndaj shqiptarëve nuk janë bërë vetëm kësaj herë, por me shekuj e shekuj. Të gjitha këto, Evropa i ka parë me syrin mikroskopit dhe pa u munduar ti parandalojë këto derisa Serbia filloj të masakrojë popullatën e ish-Republikave Jugosllave, por për fatin tonë të mirë dhe të Ballkanit,
Amerika e mori flamurin prijës dhe me ndihmën e disa shteteve të fuqishme të Evropës, shpëtoi këta popuj nga eksterminimi total.
Evropa dhe Ballkani e kanë ditur fare mirë, që ne ndodheshim me shekuj nën okupim, por ka qenë e heshtur ndaj nesh.
Me dhimbje duhet thënë se edhe sot, pas të gjitha këtyre vuajtjeve, me ne manipulohet, me këshilla se si ne duhet të qeverisim, sikurse të kishim zbritur nga Hëna apo Marsi, e jo si një popull i vjetër i këtyre trojeve ballkanike, me një gjuhë gjithashtu, indoevropiane. Po ashtu, është e vërtetë se ne si popull i pushtuar, nuk kemi pasur të drejtë të kërkojmë demokratizim e as skemi pasur të drejtë që të shprehemi të lirë, sepse qemë të zingjiruar nën thundrën e një okupatori kriminel sllavo-komunist. Evropa e ka ditur fare mirë që skemi pasur të drejtë të lëvizim të lirë nga një qytet në tjetrin e as të vendosim ndonjë gjë të vogël për vete,
Sepse shteti amë u kurorëzua me Jugosllavinë dhe Rusinë, e ne mbetëm përsëri jetimë, do të thotë nën pushtimin serbo jugosllav. Ndoshta dikujt nuk i pëlqen konstatimi i im se ne në Kosovë kemi qenë servile ndaj okupatorëve shekullor, si më herët ashtu edhe sot. Me këtë dëshiroj të theksoj se nuk po mësojmë nga e kaluara dhe prapë jemi aty ku kemi qenë, servile dhe pa një flamuri të përbashkët kombëtar.
Edhe ne këtë shekull sërish po mbesim të shkallëzuar nga kombi i jone. Ky është realitet, deshëm sdeshëm ta pranojmë. Ne, në anën tjetër pretendojmë se jemi më të
mençurit dhe me keqardhje po them se nuk e dimë se ku gjendet Tirana, e lëre më Mitrovica, dhe gjithashtu pretendojmë dhe ngulim këmbë se jemi më të aftë pa marrë parasysh se sa do ti kushtojë kombit kjo injorancë e pa imagjinueshme, ashtu si pylltari kur shkon në mal pa sëpatë e kthehet në shtëpi me disa krunde!!! E po shtihemi shumë të zgjuar e në anën tjetër, sdimë se çka do të thotë 28 nëntori, e lëre më lufta e Kosovës ose çka u vendos në mbledhjen e Londrës, apo çka domethënë mbledhja e Lidhjes së Prizrenit. Është fakt se neve na u imponua gjuha e sunduesve dhe në këtë kontekst, mbaj mend se gjatë shkollimit në Kosovë, është mësuar edhe me hatër për nevojat e ndryshme ekzistuese. Gjatë viteve të dyzeta mes dy administrative shqiptare që ishin gati të bashkohen, u pajtuan të dërgohen ekipe profesorësh vullnetarë nga Shqipëria në Kosovë për të hapur shkollat në gjuhën shqipe.
Këto ishin shkollat e para në gjuhën amtare. U hapën për herë të parë disa shkolla Normale e gjimnaze në Kosovë, ndër ta ishte lideri e vizionari i kombit me prejardhje nga familja e Bajram Currit, Malësia e Gjakovës Dr.Prof. Rexhep Krasniqi që pas kapitullimit të dy administrative, Kosova humbi luftën, Shqipëria mbeti Shqipëri, por vend i cunguar, me një përfaqësim të komunizmit ekstrem. Në anën tjetër, Kosovën e goditën dy të këqija në të njëjtën kohë: ripushtimi serb dhe komunizmi.
Në pjesë e fundit të vitit 1944 komunistët filluan persekutimet, linçimet, ndjekjet, burgo sjet dhe likuidimet e nacionalistëve në Shqipëri dhe Kosovë. Nga kjo valë e dhunës së egër shumë patriotë u detyruan të lëshojnë vendlindjen dhe të ikin në vendet e huaja por mendja e zemra e tyre mbetet gjithnjë te populli. Edhe në kurbet Dr. Krasniqi me shokët e tij ia kushtuan jetën kombit. Dr. Krasniqi jo vetëm që ua dhuroi jetë kombit të tij, por prapa nuk la askënd që të lëshojë, të paktën, një pikë loti, e sot trupi i tij kalbet ne varrezat e Long Iland-it në Neë York, i harruar nga populli dhe atdheu, të cilit ia kushtoi jetën ky njeri gjigant. Ky kolos për shkak të parimeve që kishte ndaj kombit, spranoi të marrë nënshtetësinë Amerikane, vetëm pse duhej të betohej para gjyqit se nëse Amerika rastësisht do ti shpallte luftë shqiptarizmit, ky duhej të luftonte kundër kombit të tij dhe vazhdoi të punojë për popullin e vet. Vdiq si vigan dhe mbet si shqiptar i kombit.
Sidoqoftë, nuk është dashur ta harrojmë historinë tonë. Jo të pranojmë sot mbikëqyrjen ose të veprojmë si të kushtëzuar. Është e drejta e një kombi që të jetojë i lirë e sovran në trojet e veta autoktone, e jo ashtu sikur kemi qenë shekuj më parë të privuar nga liria elementare. Në vitin 1962 në Neë York ing. Xhafer Deva pat deklarua para nacionalistëve shqiptarë se ne humbëm luftën, por jo betejën.
Jugosllavi pat thënë se është si një mur i ndërtuar nga balta dhe si tillë, një ditë do të rrënohet. Lufta e shqiptarëve për liri do të vazhdojë, ajo sdo të ndalet kurrë. Ne e dimë se shumë patriotë të kombit e vazhduan luftën jashtë atdheut kundër pushtimit tè Kosovë dhe kundër komunizmit në Shqipëri. Numri i tyre ka qenë i madh. Unë i përmenda vetëm pak sish. Me këta patriotë dhe me ndihmën e mërgimtarëve të tjerë të vendosur në SHBA, arritëm të kundërshtonim propagandën e fuqishme jugosllave dhe me udhëzimet e tyre, gjithashtu, arritëm të asfaltonim rrugën drejt Ëashingtonit, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe botës së gjerë.
Disa adhurues shqiptarë të Bashkim-Vëllazërimit, na thoshin asaj kohe në SHBA se ju nacionalistët po doni të na prishni me Jugosllavinë, mandej ata përdornin fjalë fyese ndaj nesh. Ne mërgimtarët e rinj që arritëm në Amerikë në
vitin 1960, patëm fatin e nderin që na pritën këta patriotë të komb