Zaptimi i plazheve publike, te djathtet miratojne projektin per qytetaret
Durres- Abuzimi me plazhet publike, siperfaqet e te cilave jane shume te pakta ne krahasim me ato private ne bregdetin e Durresit, ka nxitur keshilltaret e Partise Demokratike qe te kerkojne miratimin e nje projekti te vecante. I pari qe ngriti kete shqetesim ka qene deputeti i qarkut, Eduart Halimi, i cili qe para fillimit te sezonit turistik apelonte per mbledhjen e Keshillit Bashkiak, me qellim diskutimin per hapesirat publike qe cenoheshin nga dita ne dite. Edhe pas debateve te ashpra te dites se djeshme, Keshilli Bashkiak i Durresit ka miratuar projektin per plazhet publike. Mbledhja u shoqerua me debate te ashpra mes kryetarit te baskise, Vangjush Dako, dhe perfaqesuesve te Partise Demokratike, te cilet kerkonin me shume hapesira per pushuesit. Debatet jane fokusuar rreth ndarjes se plazheve publike dhe plazheve private, ku perfaqesuesit e Partise Demokratike kane akuzuar se nuk ka “de fakto” plazhe publike per qytetaret, ndersa mbizoterojne ato private, dhe kane propozuar nje projekt per menaxhimin e plazhit publik ne qytetin e Durresit. “Te gjithe qytetaret hasin veshtiresi per te hyre ne plazhet publike, pasi prej vitesh keto zona menaxhohen nga subjektet private”, shkruante deputeti Halimi pak jave me pare, ku kerkonte mbledhjen e keshillit per kete ceshtje. Ai jepte edhe hapesiren qe duhet te ishte publike, nga murri rrethues i Portit dhe deri nё murin rrethues tё “Zonёs Qeveritare”, me njё shtrirje prej rreth 3,2 km. Ndersa eshte akuzuar bashkia se nuk ka menaxhuar mire plazhet publike, duke lejuar privatet te operojne. Ne projekt parashikohen 60 per qind plazhe publike dhe pjesa tjeter private, ndersa jane percaktuar edhe zonat.
Ankesat
Ankesat e qytetareve te Durresit per “mbytjen” e hapesirave publike ne plazh nga privatet, kane nxitur nismen e deputetit Eduart Halimi dhe te keshilltareve te djathte, qe te kerkojne miratimin e projektit qe kaloi diten e djeshme pas diskutimeve te ashpra ne keshill.