OKB, 270 mijë dollarë për zonat përmbytura

Kombet e Bashkuara ndihmojnë banorët e prekur nga përmbytjet në veri të Shqipërisë . Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë vendosur të japin 270,000 dollarë në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë për t'iu emergjencës në veri. Gulden Turkoz-Cosslett, Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri thotë se ky kontribut do të jetë i disponueshëm për familjet e prekura nga përmbytjet si dhe do të mbështesë përpjekjet e qeverisë për të koordinuar operacionet e emergjencës në ditët dhe javët në vijim.
Cosslett, theksoi se kjo zyrë po ndjek me vëmendje situatën e krijuar, ndërsa ka shprehur shqetësimin e saj për banorët e prekur.
"Ky kontribut do të jetë në dispozicion si grante të holla emergjente për familjet e prekura nga përmbytjet, si dhe të mbështesë përpjekjet e Qeverisë për të koordinuar operacionin e saj të jashtëzakonshme në ditët dhe javët e ardhshme. Ky financim u vënë në dispozicion nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e çështjeve Humanitare (OCHA), Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF)", thekson deklarata e zyrës së OKB-së në Shqipëri.