OKB: 2.700 të vrarë në Siri, që nga muaji marsi

Zëvendës komisionerja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Kiung Va Kang, ka thënë sot para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, se numri i të vrarëve në Siri nga forcat e sigurisë, që nga muaji mars, ka arritur në 2.700.
Mes të vrarëve janë edhe 100 fëmijë. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që personat që kanë kryer këto krime kundër njerëzimit, të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë Kiung Va Kang, duke nënvizuar se zyra e saj ka arritur në përfundimin e kryerjeve të këtyre krimeve.