Jahjaga e Thaçi takohen me Clintonin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri, Hashim Thaçi pritet që sot të takohen në New York me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Thaçi dhe Jahjaga pritet që të diskutojnë gjendjen aktuale në Kosovë, si dhe ecurinë e njohjeve të shtetit të Kosovës, raportojnë mediat kosovare.
Thaçi e Jahjagës gjenden në New York, ku mbahet sesioni i përvitshëm i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.