E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv. kryeministri serb Gjeliç takohet me komisionerin Fyle

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliç, deklaroi sot se gjatë takimit me komisionarin për zgjerimm i BE-së, Shtefan Fyle, i ka shprehur këtij të fundit se Serbia ka realizuar përparim të madh në procesin për fitimin e statusit të kandidatit për pranim në BE.

Ai, pas takimit me zotin Fyle në Bruksel, ka shfaqur bindjen e tij se mendimi i Komisionit Evropian për kandidaturën e Serbisë, më 12 tetor, do të jetë pozitiv, por për fitimin e rekomandimit për caktimin e datës së fillimit të negociatave, Serbia duhet të bëjë përpjekje plotësuese.

Duke u shprehur për situatën në Kosovë, Gjeliç ka theksuar se për Komisionin Evropian janë të rëndësishme tre elemente: zgjidhja e vulës doganore, pjesëmarrja e Prishtinës në takimet rajonale dhe sigurimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Gjithashtu, ai ka theksuar se për vendet e Bashkimit Evropian, është me rëndësi që bllokada aktuale në pjesën veriore të zgjidhet.

Zv. kryeministri Gjeliç, tha se “parë në aspektin statusor vula neutrale” dhe se është arritur marrëveshja që edhe në dokumentet e tjera përcjellëse, gjithashtu, të jenë simbole dhe zgjidhje neutrale sa i përketë statusit.

“Të gjithë kamionët me mall, që i plotësojnë këto kushte, janë lejuar të hyjnë dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Të dy palët duhet t`i përmbahen marrëveshjes”.

Komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, nuk ka folur para gazetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›