E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: 450 milionë emigrantë deri në vitin 2050

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Migrantëve (ditën e shtunë me 18 dhjetor), Organizata Ndërkombëtare për Migrim deklaron se: Ka rritje të konsiderueshme në popullsinë emigrante, që është rezultat i reduktimit të popullatës në vendet e industrializuara. OKB-ja thotë se kjo pritet të arrijë deri në 25%.

Për më tepër, kërkesa për punëtorë emigrantë do të rritet, si dhe e fuqisë punëtore në vendet në zhvillim do të rritet nga 2.4 miliardë njerëz që ishte në vitin 2005, do të arrijë në 3.6 miliardë njerëz deri në vitin 2040. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, e cila mbështetet në vlerësimet e SHBA, qytetarët e SHBA kanë fituar 37 miliardë dollarë amerikanë në vit nga kontributet e emigrantëve në ekonominë amerikane.

Megjithatë, IOM-i vë në dukje se një përqindje e rëndësishme e amerikanëve do të reagojë negativisht ndaj emigrantëve që punojnë në këtë vend. /Sh. Zinxhiria/

                                                                                             2010-12-17 17:13
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›