Vdekja e Kaczynskit, Polonia kritikon raportin rus

Tusk tha se raporti ishte “i papranueshëm” dhe se disa përfundime ishin “të pabaza”.
“Nga pikëpamja polake , projekt-raporti i dërguar nga pala ruse, është pa dyshim i papranueshëm”, deklaroi Tusk nga Brukseli.
“Kjo neglizhencë, gabimet ose mungesa e reagimit pozitiv lidhur me atë që ka kërkuar Polonia, na lejojnë të themi se disa nga përfundimet e raportit janë të pabaza”, shtoi ai.
Kohët e fundit Rusia i dorëzoi Polonisë një projekt-raport lidhur me incidentin pas muaj të tërë hetimi, edhe pse ky nuk është bërë publik.
Avioni që transportonte ish-Presidenin polak, Lech Kaczynski u rrëzua në prill në qytetin e Smolneskut, teksa ishte nisur për në qytetin e Katinit, në përkujtimin të masakrës së Luftës së Dytë Botërore, kur Stalini urdhëroi vrasjen e mbi 20 mijë polakëve.
/Start/Fatjon Prroni/
2010-12-17 17:35
[