E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhulian Asanzh i frikësohet ekstradimit në SHBA

39-vjeçari australian është liruar me kusht nga një gjykatë në Britani, teksa përballej me përpjekjet për ta ekstraduar në Suedi, ku akuzohet për përdhunim dhe ngacmime seksuale. Asanzh i mohoi akuzat e bëra në Suedi duke i cilësuar si politikisht të motivuara.

“Rreziku i madh, rreziku për të cilin ne kemi qenë gjithmonë të shqetësuar është ekstradimi në SHBA. Dhe kjo duket gjithnjë e më shumë të ngjajë në të vërtetë”, theksoi Asanzh duke shtuar se Shtetet e Bashkuara po kryenin një hetim “agresiv” dhe “të paligjshëm” mbi të dhe faqen e tij në internet.

Asanzh theksoi nga shtëpia e mbështetësit të tij Vaughan Smith, afër Bungait në Sufflok, se do të vazhdojë me publikimin e dokumenteve te klasifikuara. “Deri tani janë publikuar vetëm 2 000 nga 250 000 kabllot diplomatike”, thekoi Asanzh./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-17 18:51
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›