E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Ban Ki Moon përshëndet bisedimet direkte në Lindjen e Mesme



Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun ka kërkuar nga Izraeli dhe palestinezët që në bisedimet e drejtëpërdrejta të planifikuara në shtator të shfrytëzojnë shancet për një paqe në Lindjen e Mesme. Të dyja palët duhet të tregojnë kurajo dhe përgjegjësi për të përmbushur pritjet e popujve të tyre, tha Ban në Nju Jork. Në Lindjen e Mesme duhet të jetësohen shpresat për një të ardhme më të mirë në paqe, sigurinë dhe lirinë. Në bisedimet e para të drejtpërdrejta që zhvillohen gati pas dy vjetësh do të takohen më dy shtator në Uashington kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abaz me ministren e Jashtme amerikane Hillary Clinton. Po në këtë ditë presidenti Barack Obama do të zhvillojë me parë konsultime të ndara me Netanjahun dhe Abaz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›