E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lionel Messi i kënaqur me fitoren

Pasi pothuajse e mposhti vetë Sevillën me 3 golshin e tij, futbollisti më i mirë në botë, Messi, ka thënë se Barcelona duhet të vazhdojë të punojë dhe të ngrihet si ekip.

"Ne duhet të vazhdojmë të ngrihemi si ekip. Ne kënaqemi me futbollin tonë dhe synimi është që ta vazhdojmë sezonin ashtu siç e kemi nisur", theksoi Messi pas ndeshjes.

Barcelona në javën e parë të Kampionatit spanjoll më 29 gusht do të ketë punë me Racing Santanderin, ku do të tentojë të marrë të tri pikët, marrë parasysh Real Madridin që pritet ta bëjë të njëjtën gjë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›