Më 9 shtator "bie" rezoluta serbe
Rezoluta e serbe, e cila kërkon nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të merr qendrim politik rreth mendimit që ka dhënë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, është futur në rend të ditës. Sipas medias serbe, ajo do të hedhet në votim më 9 shtator.
Gazeta serbe "Novosti" , shkruan sot se atë ditë, pra më 9 shtator, do të shqyrtohen edhe disa pika të tjera. Udhëheqësi i radhës i asamblesë së Përgjithshme, libanezi Ali Triki, përveç rezolutës serbe rreth Kosovës, ka futur në rend të ditës edhe disa pika të tjera.
Sipas kësaj gazete, përveç kundërshtarëve të rezolutës serbe, nuk janë të pakët edhe ata në Serbi të cilët mendojnë se më 9 shtator Serbia do të korrë edhe një humbje tjetër.
"Prishtina dhe Beogradi duhet që problemet e pazgjidhura t'i zgjidhin me dialog, para së gjithash statusin e Kosovës", thuhet në rezolutën serbe rreth Kosovës, kundër së cilës ende pa u votuar janë shprehur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.