OKB: Dyshohet për 300 viktima në Egjipt

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se ka informacione të cilat janë ende të pakonfirmuara, se rreth 300 persona mund të kenë humbur jetën në trazirat e Egjiptit.
Navi Pillaj, komisionere e lartë për të drejtat e njeriut në OKB, ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa nga autoritetet ka kërkuar të shmanget përdorimi i tepruar i forcës.
Ajo po ashtu tha se rreth 3000 persona mund të jenë plagosur, ndërsa qindra të tjerë të jenë arrestuar.