E Diel, 1 Nëntor 2026

UNESCO, thirrje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Egjipt

UNESCO ka ftuar autoritetet egjiptiane dhe protestuesit që të mbrojnë trashëgiminë kulturore të vendit dhe të respektojnë lirinë e të shprehurit gjatë krizës së vazhdueshme politike atje.

Reagimi ka pasuar në vëmendje raportimet mbi tentim-grabitjet në Muzeun Egjiptian të Kajros dhe në vendet e tjera historike e kulturore.

Irina Bokova, drejtore e UNESCO-s, ka thënë se “trashëgimia kulturore e Egjipit, qoftë në monumente apo fakte, është pjesë e trashëgimisë antike të njerëzimit”.

“Vlera e 120 mijë artikujve në Muzeun Egjiptian në Kajro është e pamatshme, jo vetëm në kuptimin shkencor apo financiar, por edhe për faktin se ato pasqyrojnë identitetin kulturor të popullit egjiptas”, ka thënë zonja Bokova në një komunikatë për shtyp.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›