Reali gati oferta 70 mln euro per Rooney

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, është duke planifikuar goditjen e radhës të madhe për skuadrën e tij dhe këtë herë, në krye të listës së preferencave është vendosur ylli i Manchester United, Wayne Rooney.
Për të bindur “Djajtë e Kuq” që të pranojnë ofertën, madrilenët do të vendosin mbi tavolinën e bisedimeve një shumë prej 70 milion eurosh, raporton të premten e përditshmja sportive spanjolle me kontakte të mira brenda Realit, “AS”,
Shuma e nevojshme do të financohet prej shitjes së mesfushori Khedira dhe sulmuesit Higuain. Gjermani është një prej futbollistëve më të vlerësuar të Sir Alex Ferguson, që mund të pranonte një ofertë prej 50 milion eurosh plus Khedirën, ndërsa për Higuain parashikohet një luftë e fortë në merkato, me Chelsea që është e gatshme të oferojë deri në 50 milion euro.
Duke qëndruar tek merkatoja spanjolle, pranë kalimit në tokën iberike mund të jetë edhe zvicerani me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Ylli i Bazelit është lakuar më parë si pranë Romës, por Malaga, një klub i blerë nga një sheik arab gjatë verës, ka gati një ofertë prej 15 milion eurosh për 20-vjeçarin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Blushi: Gafat e Edi Ramës
"Zhvillimet në PS, roli im në parti dhe aktualiteti politik"
Sequi: Reformat në kohën e duhur
Merkel si Sarkozy: Të ribëjmë Europën
Veriu i Kosovës, "The Guardian": BE të angazhohet për zgjidhjen
"The Independent" bën biografinë e Leka Zogut