E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet "Khodorkovsky"

Premiera e filmit dokumentar “Khodorkovsky”, në Rusi është paraparë të shfaqet më 1 dhjetor. Problemi i vetëm është se asnjë kinema ruse nuk ka guxim ta shfaqë atë, pohon gazeta ruse ‘Kommersant’.

Premiera e filmit gjerman për mandatin e burgosur rus të naftës, Mikhail Khodorkovsky, është paraparë për shfaqet këtë javë, megjithëse ka pak gjasa që shtetasit rusë të kenë rast ta shohin atë nëpër kinema. Rrëfimin për ish-pronarin e kompanisë Yukos, të arrestuar në vitin 2003 për shkak të aktiviteteve politike, shumica e kinemave ruse refuzuan ta shfaqin, përveç njërës në Moskë.

“Kur në shtator e fituam të drejtën për shfaqjen e filmit, kontaktuam me shumicën e kinemave, me të cilat arritëm disa marrëveshje preliminare për shfaqjen e tij”, shprehet Olga Papernaya, drejtoreshë artistike e kompanisë së po e promovon filmin në Rusi. “Mirëpo, kur edhi koha për nënshkrimin e marrëveshjeve hasëm në refuzime. Mund vetëm të supozojmë se kush qëndron pas kësaj”.

Sipas Papernaya, rrejti i parë i kinemave që refuzoi të shfaqte filmin është Moskino, një kompani kjo në pronësi të qytetit të Moskës.

Në fund mbeti vetëm një kinema moskovite që vendosi të shfaqë dokumentarin, dhe atë vetëm në terminin e 2 dhjetorit. Papernaya pohon se si pasojë e refuzimeve, nga përfaqësuesit e kinemave të ndryshme u anuluan 19 marrëveshje për shfaqje. “Duket se menaxherët dhe drejtuesit e kinemave sollën një vendim të njëjtë, i cili i pasoi thirrjet që ua bënë disa zyrtarë qeveritarë”, thotë ajo.

Kinematë në Shën Petersburg gjithashtu refuzuan të shfaqin filmin, njësoj sikurse edhe ato në Novosibirsk, ku ishte arrestuar Khodorkovsky (në vitin 2003) dhe ku regjisori i filmit, gjermani Cyril Tuschi, dëshironte të niste me premierat ruse të filmit.

Ndryshe, filmi për herë të parë u shfaq në muajin shkurt, në Festivalin e Filmit Film në Berlin - Berlinale. Dokumentari u xhirua në periudhën 2005-2011, edhe pse shumë miq të oligarkut të burgosur refuzuan të merrnin pjesë në këtë projekt, duke konsideruar se kryepersonazhi i tij është prezantuar në mënyrë shumë kontroverse.

Xhirimi është bërë në Moskë, Shën Petersburg, në qytetin siberian Çita, në Strasbourg, New York, Tel Aviv dhe Londër, qytete këto që në njëfarë mënyre lidhen me aferën Yukos.

Në film janë intervistuar shumë persona të lidhur me Khodorkovsky’n, përfshirë anëtarët e familjes së tij. Në mesin a tyre që pranuan të flisnin për dokumentar ishte edhe i ndjeri Jevgenij Saburov - që pas shkatërrimit të ish-BRSS më 1991, ishte ministër rus i Ekonomisë, ish-partnerët afaristë të oligarkut rus, Leonig Nevzlin dhe Mihail Brudno, dhe konsulenti i biznesit, Christian Michele. Natyrisht, pjesë e filmit është edhe një intervistë e shkurtër me Khodorovsky’n, e xhiruar brenda gjykatores, derisa po merrej në pyetje prapa xhamit mbrojtës.

Dokumentari fillimisht mendohej të shfaqej gjatë Berlinale’s, por pesë ditë para hapjes së festivalit u thyen zyrat e shtëpisë filmike që e prodhoi filmin, prej nga u vodh versioni final i tij. Kësaj ngjarjeje i parapriu edhe një vjedhje tjetër, që ndodhi në një hotel në Bali, kur Tuschi po punonte në finalizimin e filmit. Fatmirësisht, Tuschi posedonte edhe disa kopje të tjera të filmit, kështu që ai arriti të shfaqej në Berlinale. Ndërkohë, policia berlineze ende nuk i ka kapur hajnat.

Sa i përket ndalimit të shfaqjes së dokumentarit në Rusi, shefi i qeverisë moskovite për kulturë i deklaroi gazetës ‘Kommersant’ se “nuk e di shkakun e mosshfaqjes së filmit”, dhe se “udhëheqja e qytetit s’ka autorizim për të vendosur se çfarë mund të shfaqin kinematë private”.

Papernaya ndërkaq mendon se afrimi i zgjedhjeve dhe rënia e popullaritetit të partisë në pushtet janë arsyet kryesore për ndalimin e filmit, që trajton një temë aq komprometuese për pushtetin në Kremlin.

“Sigurisht që film s’mund ta ndryshojë situatën politike. Por, është e mundur që shkaku kryesor për refuzimin e shfaqjes së tij është se ai do të kishte një ndikim më të madh emocional tek njerëzit sesa disa artikuj të vegjël në shtyp”.

Distributorët e filmit në Rusi po punojnë aktivisht që filmin ta shfaqin në vende alternative, si klubet, banesat private, etj. Ata pohojnë se të gjithë rusët do të kenë mundësi që ta shohin filmin, sepse kanë të drejtë në këtë gjë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›