Çmendej pas Jolie
Në librin e tij “Mick: The Wild Life and Mad Genius of Jagger” (Mick: Jeta e Shfrenuar dhe Gjenialiteti i Tërbuar i Jagger), autobiografi, Christopher Andersen, shkruan se për rok-këngëtarin e njohur, Mick Jagger (69) asgjë nuk ishte aq e parezistueshme sa një grua e bukur që tashmë i takonte një mashkulli tjetër – mundësisht, po qe se ai dikushi do të ishte ndonjë mik i tij, gjithashtu yll i rok muzikës.
Kështu, sipas autobiografisë së Jagger, ky i fundit ia rrëmbeu jo një po tri të dashura këngëtarit Eric Clapton. Ish-gruaja e tij shpesh e kërcënonte me ndarje, edhe pse gjithmonë i kthehej pas, kur ylli i Rolling Stones e mbulonte me dhurata, lule dhe letra dashurie.
Dukej se gjithçka ishte në rregull me raportet mes tyre edhe atëherë kur, në vitin 1997, gruaja e tij, Jerry Hall e njoftoi se ishte shtatzëne me fëmijën e tyre të katërt. Asokohe Mick udhëtoi drejt New York’ut, për të xhiruar spotin e këngës 'Anybody Seen My Baby'. Pikërisht në atë kohë vëmendjen e tij e tërhoqi vajza që në spot luante rolin e striptizeres. Ishte kjo 37-vjeçarja Angelina Jolie.
“Ajo më frikëson nga pak”, thoshte atëherë Jagger, të cilin Angelina e tërhiqte tejmase.
Atëbotë, Angie ishte e martuar me Johnny Miller, një martesë kjo që zgjati shkurt. Por, qysh atëherë ajo kishte një aferë me aktorin, Timothy Hutton. Jagger e kontaktonte shpesh me telefon, derisa atëherë kur Angie vendosi të takohej me të. Takimi ndodhi në Florida. E, pas një fundjave të kaluar së bashku, Mick dëshironte shumë më tepër se kaq. Thirrjet e tij drejtuar aktores me kohë u shndërruan në thirrje dëshpëruese. Një mike e afërt me nënën e Angelina Jolie, e cila kishte dëgjuar disa nga thirrjet e Jagger drejtuar kësaj të fundit, thekson se muzicienti shpeshherë mezi i përmbante lotët.
Pas një periudhe të mundimshme, Jagger arriti të binte Angelina’n që të takoheshin sërish. Prej atij momenti lidhja mes tyre zgjati plotë dy vjet.
Me një rast, derisa po mundohej të bindte Angelina’n që t’i bashkohej në një turne nëpër Brazil, bisedën e ndërpreu gruaja e Jagger, Jerry, e cila po e thërriste atë për t’i treguar se ishte bërë nënë për herë të katërt – kishte lindur djalin e Jagger Gabriel. Në atë moment Angelina refuzoi t’i bashkëngjitej këngëtarit në turne, kështu që Jagger “u detyrua” që atje të kënaqet me modelen dhe aktoren braziliane, Luciana Morad. Dashnorja e tij e re ndërkohë iu bashkua atij edhe në koncertet që grupi mbajti në disa shtete të tjera – madje me shpenzime të veta.
Disa muaj më vonë, Morad i tregoi se ishte shtatzënë, një lajm që e tmerroi gruan e Jagger, Jerry.
Në ndërkohë, muzicienti i parehatshëm e mashtroi atë edhe me dadon e fëmijës së tij, me të cilën bënte marrëdhënie intime në dhomën e saj.
Më 15 janar 1999 Jerry ngrehu kërkesë për ndarje nga Jagger,dhe si arsye nënvizoi disa mashtrime që ia kishte bërë asaj.
Ndryshe, Christopher Andersen, autor i biografisë së re të Jagger, në librin për yllin e grupit Rolling Stones përmend edhe një aferë tjetër që ky i fundit kishte me ish-këngëtaren dhe ish-zonjën e parë të Francës, Carla Bruni.