E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Mbi 25% e të vrarëve në Gaza, civilë

Gaza -Agjencia e OKB-së për Ndihmë ndaj Refugjatëve Palestinezë (UNRVA) bën të ditur në një komunikatë se të paktën 25 për qind e viktimave gjatë sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës janë civilë. "Të paktën 25 për qind, ndoshta edhe më shumë nga të vrarët janë civilë", theksoi zëdhënësi i UNRVA-së, Christopher Gunness.

Sipas burimeve palestineze, që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite ndaj Rripit të Gazës të shtunën, e kanë humbur jetën të paktën 400 palestinezë, ndërsa rreth 1.900 janë plagosur. Të paktën 42 nga viktimat janë fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›