E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia përpiqet për paqe në Lindjen e Mesme

Ankara -Kryeministri turk, Tayyip Erdogan u nis sot për në Siri si pjesë e një përpjekje diplomatike e katër vendeve në rajon për t'i dhënë fund përleshjeve midis Izraelit dhe grupit palestinez të Hamas. Erdogan deklaroi se planifikon të takohet me presidentin sirian, Bashar al-Assad në Damask dhe do të zhvillojë më vonë bisedime me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas dhe mbretin e Jordanisë, Abdullah në vendin turistik Aqaba, në Detin e Kuq.

Erdogani, i cili e cilësoi ofensivën katërditore të Izraelit në Rripin e Gazës si "të pamëshirshme", deklaroi se planifikon të takohet gjithashtu me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak më 1 janar dhe mbretin saudit, Abdullah në Riad më 3 janar.

"Turqia është shumë e shqetësuar lidhur me tragjedinë në Gaza dhe përhapjen e dhunës në Lindjen e Mesme", deklaroi Erdogan në një konferencë shtypi në Ankara përpara se të nisej. "Objektivi i turit rajonal që ne po fillojmë sot është të ndihmojmë në përfundimin e këtij zhvillimi të rrezikshme", deklaroi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›