OCI: Komuniteti Ndërkombëtar të fiksojë një datë armëpushimi
Dakar -Organizata e Konferencës Islamike (OCI) i ka kërkuar kominitetit ndërkombëtar që të reagojë për sulmet izraelite në Rripin e Gazas. Senegali në emër të Organizatës i bëri thirrje sot komunitetit ndërkombëtar të "fiksojë një datë për një armëpushim permanent" në Gaza ku sulmet izraelite kundër Hamasit, kanë shkaktuar afro 400 të vdekur që prej të shtunës. "Komuniteti ndërkombëtar mund të fiksojë një datë dhe një orë për të shënuar përfundimin e dhunës dhe fillimin e armëpushimit të përhershëm që do të çojë në bisedime paqësore dhe në paqe", mes izraelitëve dhe palestinezëve, njoftoi ministria senegaleze e Punëve të Jashtme në një komunikatë që ia transmetoi AFP-së.
Senegali mban që prej marsit presidencën e radhës së OCI-t. Sipas ministrisë, "vështirësia qëndron në mundësinë e ndalimit simultan të dhunës nga të dy palët, palestinezët dhe izraelitët".
Senegali mban që prej marsit presidencën e radhës së OCI-t. Sipas ministrisë, "vështirësia qëndron në mundësinë e ndalimit simultan të dhunës nga të dy palët, palestinezët dhe izraelitët".