E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili dislokon trupa ushtarake për të shtypur protestat masive në vend

brazili-trupaBrazil- Qeveria e Brazilit thotë se do të dislokojë trupa në pesë qytetet më të mëdha për të kontrolluar një valë protestash së cilës i janë bashkuar pothuajse një e katërta e një milion njerëz që kërkojnë shërbime më të mira publike.

Anëtarët e një force kombëtare do të dërgohen në Rio de Janeiro, Minas Gerais, Bahia, Ceará dhe kryeqytet, Brazilias.

Të gjitha qytetet janë duke pritur lojra në Kupën e Konfederatave të FIFA-s.

Njoftimi vjen pasi policia kundër trazirave dhe protestuesit u përleshën në protestat e freskëta të martën në Sao Paulo.

Dyqane dhe bankat në qytetin më të madh të Brazilit, Sao Paulo, u vandalizuan të martën nga grupet e aktivistëve të maskuar, të cilët luftuan demonstruesit duke u përpjekur për të ndaluar dhunën.

Protesta ishte e fundit në një valë demonstratash që përfshinë të paktën një duzinë qytete. Presidenti brazilian Dilma Rousseff tha se ishte krenar që kaq shumë njerëz janë duke luftuar për një vend më të mirë.

Protestat u nxitën nga një zemërim në rritje mbi çmimet e transportit publik në Sao Paulo më 2 qershor, por janë përhapur si këpurdhat më gjërë lidhur me nivele të larta të korrupsionit, gjendja e dobët e shërbimeve shëndetësor dhe arsimor dhe kostot e larta të jetesës.

Ata janë më të mëdhatë që nga viti 1992, kur njerëzit dolën në rrugë për të kërkuar shkarkimin e Presidentit të atëhershëm Fernando Collor de Mello.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›