'Dritan Dajti', ish-polici Muçaj kërkon lirinë
TIRANE-Mariglen Muca, ish-polici që dyshohet se ndihmonte të shumëkërkuarin Dritan Dajtin, i kërkoi Gjykatës së Krimeve të Rënda lirimin nga qelia për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Gjykata vendosi ta rrëzonte kërkesën e të pandehurit si të pabazuar. Ndërkaq, procesi ndaj Dritan Dajtit vijoi me pyetjet e dëshmitarëve.
Dritan Dajti akuzohet për masakrën e 7 gushtit 2009 ku pranë pistës Iliria në Durrës, ekzekutoj katër oficerë të skuadrës speciale operacionale të cilët tentuan t’i vinin prangat pas shtatë vitesh arrati. Në pranga përfundoi dhe kunati i Dajti, Ergest Xhoxhi, si dhe ish-polici Mucaj.
(d.b/GSH/BalkanWeb)