E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Në Tremseh u sulmuan aktivistët e opozitës

Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara në Siri theksuan se në shënjestër të sulmit në fshatin Tremseh, duket se ishin shtëpitë e dezertorëve ushtarakë dhe aktivistëve.

Vëzhguesit kanë hyrë në këtë fshat, pasi aktivistët thanë se afro 220 persona janë vrarë atje nga trupat e presidentit Bashar al-Assad.

Vëzhguesit kanë parë dëmtime të shtëpive dhe një shkollë të djegur dhe thanë se sulmuesit kishin përdorë artileri dhe mortaja.

Pothuajse të gjithë të vrarët janë meshkuj, përfshirë edhe disa ushtarakë kryengritës.

Vëzhguesit thanë se planifikojnë të kthehen në këtë fshat dhe theksuan se numri i viktimave është i paqartë.

Vrasjet në Tremseh kanë shkaktuar tmerr ndërkombëtar, ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka kërkuar aksion urgjent për ndaljen e gjakderdhjes në Siri.

Edhe kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, dënoi ashpër masakrën e përgjakshme në Tremseh.

"Masakra, që ndodhi në Tremseh, në provincën Hama, ngjalli shqetësim", deklaroi Maliki në një komunikatë të publikuar në faqen e tij të internetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›