E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palin: Rice duhet të jetë kandidate për nënkryetare

Ish-guvernatorja e Alaskës dhe zyrtarja e Partisë Republikane, Sarah Palin, vlerësoi se ish-sekretarja amerikane e shtetit, Condoleeza Rice, do të ishte një kandidate e mrekullueshme për nënkryetare në listën zgjedhore të kandidatit republikan për president, Mitt Romney.

Kjo deklaratë e Palinit pasoi pasi që mediet amerikane gjatë ditëve të kaluara spekuluan se Rice ka gjasa të mëdha të jetë kandidate në listën e Romneyt.

“Ajo ka përvojë shumë më të madhe se presidenti aktual”, vlerësoi Palin, e cila njihet për kritikat e ashpra në adresë të presidentit Barack Obama.

Ajo që paksa e vështirëson pozitën e Rice është qëndrimi i saj për abortin, ngase është pjesë e një grupi i cili nuk kundërshton abortin, qëndrim ky i cili do të lente atë pa votat e konservatorëve republikanë, të cilët e kundërshtojnë të drejtën e abortit në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›