E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Japoni, kërkime për të humburit

Ushtarët japonezë dhe policia po vazhdojnë aksionin për gjetjen e njerzve të humbur në ishullin jugor Kyushu. Qindra mijëra njerëz janë prekur nga përmbytjet që kanë braktisur shtëpitë e tyre e ndërsa shumë prej tyre po qëndrojnë në qendrat e evakuimit. Deri tani, 22 persona janë raportuar të vdekur.

Pamjet televizive kanë treguar ujërat e përziera me baltë që kalonin nëpër shtëpi dhe rrugë, pasi lumenjtë ishin tejmbushur dhe kishin dalë nga shtrati. Agjencia Meteorologjike Japoneze ka paralajmëruar për shira të mëtejshme dhe për rrjedhojë edhe rrëshqitje të reja toke.

Mbi 75 centimetra shi ra në 72 orë në qytetin e Asos, në prefekturën e Kumamotos, deklaruan autoritetet japoneze. Urdhëri për evakuim ka prekur 85 mijë banorë në prefekturat Fukuoka, Saga, Kumamoto dhe Oita.
 

Vetëm në prefekturën e Fukuokës, rreth 190 mijë persona nga 65 mijë banesa morën urdhërin për të braktisur zonën, përfshirë këtu qytetet Janagaua, Jame dhe Mijama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›