Ti ruajmë marrëdhëniet ndëretnike e ndërfetare

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot pranoi zv/kryetarin e Qeverisë të ngarkuar për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Abdilaqim Ademi.
Temë kryesore e takimit ishte kordinimi në drejtim të shënimit të dhjetë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe i aktiviteteve te cilat janë të parapara në kuadër të këtij shënimi për të cilat do të jetë Sekretariati për zbatimin e marrëveshjes kornizë ndërsa do të përkrahen nga ana e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë si dhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Në takim Presidenti Ivanov dhe zv/ kryetari i Qeverisë Ademi këmbyen mendime edhe për marrëdhëniet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë.