E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB Shqiperia shembull zhvillimi

Zevendessekretarja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara Dr. Asha-Rose Migiro ka theksuar se Shqiperia ne keto vite ka pesuar nje progres ne te gjitha drejtimet ekonomike sociale dhe politike.

Shqiperia po ecen shume mire persa i perket zhvillimit dhe po bashkepunon me OKB-ne. Ne kemi pare progress ne fushat ekonomike sociale dhe politike thote Migiro.

Pas takimeve qe zevendesekretarja e pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ka zhvilluar me Presidentin Bamir Topi dhe kryeministrin Berisha u shpreh se Shqiperia eshte nje vend nga i cili mund te sherbeje si shembull.

Zonja Rose Migiro u shpreh se me Shqiperine ka patur nje lidhje te hershme pasi per te ka studiuar qekurse ka qene ne shkolle duke treguar se ardhja e saj ne Shqiperi eshte plotesimi i nje endrre te vjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›