E Hënë, 2 Nëntor 2026

OKB: Sulmet izraelite shtojnë më shumë tragjedinë në Gazë

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruar se ndihet i tmerruar nga sulmet izraelite në Gazë, për të cilat autoritetet palestineze thonë se kanë vrarë qindra persona, duke bërë që të dështojë armëpushimi dy-mujor me Hamasin.

“Jam i tmerruar nga sulmet ajrore dhe granatimet e mbrëmshme izraelite në Gazë, të cilat vranë qindra persona. Kjo do shton tragjedinë. Përdorimi i Izraelit për më shumë forcë ushtarake vetëm do të grumbullojë mjerim të mëtejshëm mbi një popullsi palestineze që tashmë po vuan kushte katastrofike”, ka theksuar  Volker Turk.

Nga ana e tij, Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftimet në Gazë deri në kthimin e të gjithë pengjeve teksa ka vijuar sulmet e tij më intensive që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 19 janar.

Faza fillestare e armëpushimit, e cila u ndërmjetësua nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, ndaloi kryesisht më shumë se 15 muaj luftime në Gaza të shkaktuara nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.

Sulmet u raportuan në shumë vende, duke përfshirë Gazën veriore, qytetin e Gazës dhe Deir al-Balah, Khan Younis dhe Rafah në Gaza qendrore dhe jugore.

Ministria e Shëndetësisë në territorin e drejtuar nga Hamasi raportoi më shumë se 330 njerëz të vrarë në sulmet e fundit.

Hamasi, i cili nuk i është përgjigjur sulmeve deri më tani, akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu se ka vendosur të “rifillojë luftën” pas një bllokimi në negociatat e armëpushimit dhe paralajmëroi se rikthimi në luftime mund të jetë një “dënim me vdekje” për pengjet që janë ende të gjallë në Gazë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›