Policia për zgjedhjet- Nga drejtuesit qendrorë e vendorë, te shefat e komisariateve të gjithë në trajnim

Më shumë se një muaj e gjysmë larg zgjedhjeve të 11 majit, Policia e Shtetit ka nisur trajnimin e efektivëve për të menaxhuar të gjithë situatën, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
Në bashkëpunim edhe me misionin e OSBE-së, Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimi në Evropë, në Shqipëri, KQZ-së dhe Prokurorisë, fillimisht ka përfunduar trajnimi i drejtuesve qendrorë dhe vendorë të Policisë, i zëvendësdrejtorëve dhe shefave të komisariateve.
Të dhënat nga dikasteri blu bëjnë të ditur, se puna do të vijojnë me trajnimin e trajnerëve, të cilët do të trajnojnë punonjësit e Policisë në qarqe, si dhe me zëdhënëset e policisë në 12 qarqet e vendit.
Në çdo proces zgjedhor, Policia e Shtetit angazhon thuajse gjysmën e organikës funksionale, që do të përcaktohet të jetë në krye të detyrës përgjatë gjithë procesit të zgjedhjeve, sidomos të shtunën pasdite për të përfunduar kur të mbyllet gjithë procesi.
/rtsh.al/