OKB: Të jepen 10 miliardë $ për klimën
Boer, shefi i Sekretariatit të OKB-së për Ndryshimin e Klimës, gjatë një interviste për televizionin BBC deklaroi se vendet e pasura duhet të pakësojnë emetimet e gazeve serë deri në vitin 2020 dhe vendet e varfëra duhet të ngadalësojnë rritjen e emetimeve të tyre. Por mbështetja financiare është thelbësore në fillimin e zbatimit të një marrëveshjeje globale.
"Nëse në Kopenhagë do të kemi në dispozicion 10 miliard euro apo dollarë, që do t'u jepnin mundësi vendeve në zhvillim të përgatisin planet për reduktimin e emetimeve të gazeve serë dhe përshtatjen me ndryshimin e klimës, atëherë ky do të ishte një fillim i mirë", deklaroi ai.
Kostoja e luftës kundër ndryshimit të klimës globale në terma afatgjatë mund të arrijë në 200 miliardë dollarë në vit, sipas parashikimeve të OKB-së. Shumë vende në zhvillim mund të përballen me pasojat më të rënda të ndryshimit të klimës, që në vitet e ardhshme pritet të sjellë më shumë thatësira të gjata, përmbytje, sëmundje, valë të të nxehtit dhe rritjen e nivelit të deteve.