Skandal në SHBA, politikë e fe në aktivitete kriminale
Arrestimi dhe paraqitja në gjyq ishte ishin pjesë e një hetimi dhjetëvjeçar gjatë të cilit FBI tha se kishte zbuluar se marrja e ryshfetit ishte futur thellë në kulturën politike të New Jersey.
300 agjentë të FBI-së kanë bastisur dhjetëra lokacione në New Jersey dhe New York në kuadër të një hetimi dhjetëvjeçar që ka rezultuar me dënimin e disa zyrtarëve shtetëror.
Të enjten, pesë rabinë hebrenj dhe një numër politikanësh të nivelit të lartë ishin në mesin e 44 të arrestuarve, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë të Hoboken-it, Peter Cammarano, që ka qenë në zyrë vetëm 23 ditë dhe tani akuzohet se ka marrë ryshfete.
Ushtruesi i detyrës së prokurorit, Ralf Marra, tha se korrupsioni ishte bërë një stil i jetesës për të akuzuarit dhe se ata po jetonin në një zonë të pamoralshme.
Rrjeti i spastrimit të parave ku ishin të përfshirë së paku 3 milion dollarë ishte i zgjeruar nga Shtetet e Bashkuara në Izrael dhe Zvicër.
Zoti Marra tha se takimet mes tyre kishin ndodhur në podrume dhe banjo mes njerëzve që përdorin politikën dhe fenë për të mbuluar aktivitetin e tyre kriminal.
Start/bbc