“Gara për në krye”, Obama: 4 miliardë për arsimin
Obama kërkon që shtetet të përdorin fonde të garës, e mbiquajtur "Gara për në krye," për të zbutur limitet në të ashtuquajturat shkolla me të drejta të posaçme, për të bërë një lidhje mes pagesës së mësuesit me rezultatet e nxënësve dhe një ecje drejt standardeve akademike të përbashkëta amerikane, shkruante gazeta.
Shkollat me të drejta të posaçme marrin fonde publike, por zakonisht përjashtohen nga rregullat shtetërore apo lokale. Ato operojnë si një alternativë ndaj shkollës tradicionale publike.
"Ajo që ne po themi këtu është se nëse nuk vendosni t'i ndryshoni këto praktika, ne nuk do të përdorim dollarë të çmuar që duam t'i shikojmë të përdoren për të krijuar rezultate më të mira, ne nuk do t'i dërgojmë këta dollarë atje", tha Obama.
"Dhe ne mbështetemi në faktin se përfundimisht kjo është një nxitje, është një sfidë për njerëzit që duan të ndryshojnë", tha Obama.
SHBA ka përqindjen më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme ndër vendet e industrializuara dhe nxënësit e saj shpesh renditen poshtë atyre të vendeve të tjera perëndimore në lexim dhe matematikë.