Kanada, mblidhen nesër liderët e G-20-ës

Liderët botërorë do të mblidhen në Kanada për samitin G-20-ës. Pritet që Shtetet e Bashkuara do të argumentojnë për vazhdimin e shpenzimeve stimuluese për nxitjen e ripërtëritjes ekonomike, megjithëse shumë vende evropiane po ulin taksat dhe po i zvogëlojnë benefitet për të luftuar rritjen e deficitit buxhetor.
Gjithashtu, ka edhe mosmarrëveshje në reformat e bankave. Siguria në Toronto të Kanadasë, për takimin e grupit G-20, i cili hapet nesër, është përforcuar.
Policia ka arrestuar një person pas kontrollit të makinës së tij dhe gjetjes së materialeve, që mund të përdoren si armatim. Sot më vonë gjatë ditës, në Kanada, mbahet edhe takimi i grupit G-8.