OKB Topi takon Presidentin Barack Obama

Kryetari i shtetit shqiptar Bamir Topi dhe Zonja e Pare Teuta Topi u takuan mbremjen e 23 shtatorit me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barack Obama ne pritjen zyrtare qe ai dha se bashku me Zonjen e Pare amerikane Michelle Obama ne Muzeun e Historise se Natyres te Nju Jorkut per nder te presidenteve te vendeve pjesemarrese ne punimet e sesionit te 65-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Gjate takimit te shkurter te dy presidentet vleresuan marredheniet e shkelqyera historike mes Shqiperise dhe SHBA-ve si dhe bashkepunimin e ngushte dhe strategjik te te dyja vendeve aleate e partnere. Presidenti Topi i shprehu mirenjohjen homologut Obama per mbeshtetjen e vazhdueshme te shtetit amerikan per kombin dhe ceshtjen shqiptare duke e siguruar njekohesisht se Shqiperia do te vazhdoje te mbetet nje aleat besnik jo vetem si anetare e NATO-s por edhe ne kuader te luftes kunder terrorizmit nderkombetar. Po ne mbremjen e 23 shtatorit Presidenti Topi ishte nder te ftuarit e nderit ne mbremjen gala te organizuar nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan ku te ftuar ishin gjithashtu edhe Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Thaci kongresmene politikane dhe diplomate te shquar te administrates. Gjate qendrimit ne Nju Jork per sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se Presidenti Bamir Topi pati nje takim pune me Kryeministrin grek Jorgo Papandreu. Ne vijim kryetari i shtetit vuri ne dukje dhe nenvizoi faktin se Shqiperia e shikon Greqine fqinje si nje partner te rendesishem strategjik dhe mbeshtetese te forte ne rrugen e saj per realizimin me sukses te aspirates per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Gjate qendrimit ne SHBA Presidenti Topi pati edhe nje takim me Presidentin kosovar Fatmir Sejdiu. Nderkohe qe gjate fjales se mbajtur ne OKB Topi beri thirrje per njohjen e pavaresise se Kosoves. Kreu i shtetit shqiptar ua adresoi thirrjen homologeve vendet e te cileve nuk kane njohur ende pavaresine e Kosoves duke thene se kjo eshte menyra e vetme per ti kontribuuar stabilitetit afatgjate dhe paqes jo vetem rajonale por edhe globale. Presidenti Topi shprehu qendrimin e Shqiperise ne mbeshtetje te dialogut mes Kosoves dhe Serbise i cili sipas tij duhet te filloje pa humbur kohe. Duke folur per Shqiperine ai rikonfirmoi se integrimi dhe anetaresimi ne Bashkimin Evropian perben nje perparesi. Hapat e rendesishem qe Shqiperia ka hedhur drejt BE-se dhe fazat e saj te bashkepunimit ne kuader te procesit te integrimit po rezultojne premtues. Anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe integrimi ne Bashkimin Evropian eshte nje proces i rendesishem edhe rajonal dhe i pandashem nga integrimi i plote i rajonit - tha z.Topi.