E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Zgjedhjet në Afganistan, mashtrime të dukshme

Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Afganistan, Kai Eide, deklaroi sot se zgjedhjet presidenciale afgane të 20 gushtit të shkuar ishin objekt i "mashtrimeve të konsiderueshme".
Është e vërtetë se në një numër të caktuar qendrash votimi në jug dhe juglindje, pati mashtrime të konsiderueshme, por jo vetëm aty", tha Eide gjatë një konference shtypi.
"Shtrirja e mashtrimeve është duke u përcaktuar", shtoi ai. Eide e organizoi këtë konferencë shtypi për t'iu përgjigjur akuzave sipas të cilave ai është përpjekur të fshehë informacionet mbi shtrirjen e mashtrimeve në zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit. Zgjedhjet, rezultatet e të cilave nuk dihen ende, u shoqëruan nga akuza të shuma për mashtrime.
Vëzhguesit afganë dhe ndërkombëtarë njoftuan për mashtrime të shumta, shumica të kryera në favor të presidentit të deritanishëm Hamid Karzaï, që kërkon një mandat të dytë. Sipas rezultatit paraprak të zgjedhjeve, Karzaï qëndron në krye me afro 55 për qind të votave kundrejt më pak se 28 për qind që mori rivali i tij, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Abdullah Abdullah. Rezultatet përfundimtare, pas shqyrtimit të fletëve të votimit të dyshuara si të manipuluara, pritet të njoftohen gjatë javës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›