E Diel, 1 Nëntor 2026

Sportisja 100- vjeçare nderohet me medalje të artë në Australi

Spotistja 110-vjeçare thyen rekordin e hedhjes së gjyles
Sportistja femër, më e vjetër në botë, ka fituar një medalje të artë dhe ka thyer rekordin botëror në hedhjen e gjyles. Atletja 100- vjeçare e ka arritur këtë rekord në Sidnei në ditën e dytë të kompeticionit World Master Games.
Ruth Frith, atletja më moshë njëshekullore, dhe një stërgjyshe tashmë, ishte garuesja e vetme në katëgorinë saj për gratë sportiste të moshës nga 100 deri në 104 vjec.kështu asaj I është dashur vetëm të dalë në fushë, dhe të hedhë gjylen për të siguruar medaljen e artë, për një distancë prej 4.07 metrash. Hedhja finale e Frith, është përshëndetur me duartrokitje dhe brohorim nga të pranishmit në parkun olimpik të sidneit.
"duhet vetëm të provosh, dhe ata mund të surprizohen nga cfarë mund të bëjnë"- tha Frith duke iu përgjigjur pyetjes se cila ishte këshilla e saj për sportistët e tjerë të së njëjtës grupmoshë. 100 vjecarja stërvitet 5 ditë në javë në Brisbane. Ka raste kur ajo merret edhe me hedhjen e shtizës. Gruaja nuk konsumon alkool dhe as duhan, ndërsa thotë se nuk ka ngrënë as perime pasi nuk I pëlqejnë. Lojërat Ëorld masters, janë të hapura për njerëz të mosha të ndryshme dhe është një aktivitet sportive i cili grumbullon dy herë më shumë sportiestë se sa në lojërat olimpike. Në sidnei mblidhen rreth 28 000 atletë për kompeticionin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›