E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, sot seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për marrëveshjet që janë arritur gjatë bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ismet Beqiri, shef i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se kjo parti e sheh të dëmshme marrëveshjen e arritur dhe si të tillë e konsiderojnë të papranueshme. Ai tha se marrëveshja që është arritur mes palëve cënon sovranitetin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
 

Delegacionet në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas disa raundeve kanë rënë dakort që më 2 korrik të ketë një marrëveshje të pa nënshkruar, por që është nxjerrë si konkluzion i ndërmjetësuesit në këto biseidme, Bashkimi Europian, në tre fusha: atë të lëvizjes së lirë, të regjistrave civilë dhe diplomave. Këto konkluzione janë përshëndetur nga qeveria, por jo edhe nga opozita.

Për çështjen e bisediemeve, zëvendësi i ish presidentit finlandez, Marti Ahtisaari, në zyrën e cila ndërmjetësonte negociatat për statusin, Albert Rohan, tha se është i kënaqur me dialogun aktual mes Kosovës dhe Serbisë. Rohan në një intervistë për gazetën Zëri shpreh bindjen që Serbia po tregon shenjat e njohjes së shtetësisë së Kosovës, derisa ka pranuar këtë dialog me përfaqësuesit e shtetit kosovar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›