E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikohen 36 zjarrfikës

Pas një trajnimi dyjavor në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, sot u certifikuan 10 pjesëtaret e Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë dhe 26 nga Kosova.

Në ceremoninë e certifikimit e cila u mbajt në Studime të Vushtrrisë morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, drejtori i Departamentit të Emergjencave, Fadil Kodra, kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga ambasada e Shqipërisë në Prishtinë dhe përfaqësues nga OSBE-ja.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht që të krijoj kushte edhe më të mira për trajnuesit e emergjencave.

“Sfidat me të cilat ballafaqohemi, si mungesa e pajisjeve të mjaftueshme, zhvillimi i trajnimeve të avancuara, përmirësimi i kushteve të punës, duhet të adresohen me urgjencë në mënyrë që të arsyetohen pritjet e qytetareve të vendit. Në realizimin e përgjegjësive dhe prioriteteve tona të përbashkëta do ta keni mbështetjen time të pa rezervë”, ka deklaruar ministri Rexhepi.

Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Shermet Ahmeti, shprehu kënaqësinë që në këtë qendër, trajnimin bazik për zjarrfikje dhe shpëtim e kanë kryer 26 pjesëtarë të DME-së nga Kosova dhe 10 pjesëtarë nga Shqipëria.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›