OKB-ja: Shqipëria thithi 1 miliard dollarë investime në 2012
Investimet e huaja, Shqipëria me nivelin më të lartë në rajon
Gjatë vitit 2012 Shqipëria ka tërhequr afro 1 miliardë dollarë investimet e huaja. Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara për investimet botërore thotë se investimet e huaja në Shqipëri shënuan nivelin më i lartë në rajon. Më të ulëtin e pati Maqedonia. Në raport thuhet se Shqipëria është i vetmi vend që nuk u ndikua nga kriza ekonomike botërore përsa u përket investimeve të huaja, pasi nga viti 2009 kur kriza ishte në kulmin e saj deri në vitin 2012 investimet kanë patur thuajse të njëjtin nivel. Ndryshe ka qenë ecuria në shtetet e tjera të rajonit ku investimet e huaja janë ulur ndjeshëm nga viti në vit. Sipas Kombeve të Bashkuara, ruajtja e niveleve të larta të investimeve të huaja në Shqipëri është kryesisht pasojë e një mjedisi që përkrah investitorët dhe e privatizimit të disa prej kompanive shtetërore. Në raport thuhet se në total në Evropën juglindore investimet e huaja gjatë vitit 2012 ranë në 4.2 miliardë dollarë nga 7.2 miliardë që kanë në vitin 2011. Kjo rënie e erdhi si rezultat i faktit se investitorët e huaj vazhduan të tërhiqen nga tregjet konsumatorë në rritje të rajonit dhe nga vendet me burimet të mëdha natyrore.